Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria hoqi dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë, Berisha: Amnistohet mafia e tokave me miliarda euro dëme! Mjafton qesja në Apel

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria hoqi dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë, Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon qeverinë për vendimin e njoftuar dje se do të heqë dorë nga rekursi i afro 3,800 dosjeve që janë në Gjykatën e Lartë. Sipas Këshillit të Ministrave, kjo do bëhet për të lehtësuar stokun e dosjeve.

Mirëpo, sipas Berishës ky është një vendim që lehtëson mafien e tokave dhe i shkakton shtetit miliarda euro dëme. "Pas këtyre lobeve qëndrojnë klane mafioze të tokave, kontrabandës e me radhë. Vlerësimi për rreth 3800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë", tha ish-kryeministri në konferencë për media.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Mafia e tmerrshme e tokave, amnistohet. Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çojë qesen në Apel se në të Lartën ua ka zgjidhur Rama. Ky veprim pretendohet se është bërë për lehtësimin e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Vlera e këtyre dosjeve është miliarda euro dëme.

Në emër të Reformës në Drejtësi, qeveria po koordinohet me Sado-Gjykatën e Lartë për t'ju garantuar favore personave të caktuar. Pas këtyre lobeve qëndrojnë klane mafioze të tokave, kontrabandës e me radhë. Vlerësimi për rreth 3800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë. E sigurt që dora e zezë e Delinës do përzgjedh se kush do falet e kush s'do falet.

Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë, edhe sot, nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës. Pavarësisht stokut të dosjeve, mazhoranca nuk plotëson vendet, pa asnjë pengesë nga asnjë fushë tjetër. Po pse e lë përgjysmë do thoni ju? Se do gjyqtarë të klonuar alla Sadush e alla Dvoran.

Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në tre shkallë. Përkundrazi, shkallë supreme tani e tutje është Edi Rama dhe Don Agaçio.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.