Qeveria hap faqe online për koronavirusin, ja çfarë informacionesh mund të gjeni: Nga statistikat, te rregullat, masa financiare e pyetjet më të shpeshta

Publikuar tek: aktualitet, më 23:26 26-03-2020 Qeveria hap faqe online për koronavirusin, ja çfarë informacionesh mund të gjeni: Nga statistikat, te rregullat, masa financiare e pyetjet më të shpeshta Pamja e faqes online coronavirus.al:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë krijimin e një faqe online për koronavirusin, e quajtur coronavirus.al, ku mund të gjeni informacione nga më të ndryshmet rreth këtij virusi.

“Nga sot, ju keni mundësi të ndiqni në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër covid 19. coronavirus.al ju ofron në kohë reale informacionin zyrtar kaq të nevojshëm në këtë kohë të turbullt. Ruani veten e të tjerët nga thashethemet e rrjetit. Në këtë kohë lufte është e rëndësishme të dini të vërtetat e faktet, për të ditur si dhe me kë po luftojmë”, shkruan Rama.

Ndërkohë, nga një vëzhgim në faqen online për koronavirusin mund të aksesohen të dhëna të caktuara për masat financiare që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e kësaj krize, statistika për të prekurit, numrin e vdekjeve dhe numrin e të shëruarëve, këshilla si të veproni nëse keni dyshime, rregulla që duhet të zbatoni e pyetjet më të shpeshta për covid-19.

Pamja e faqes online coronavirus.al:
Screenshot_19_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013039112091064
array(1) { ["section"]=> string(156) "qeveria-hap-faqe-online-per-koronavirusin-ja-cfare-informacionesh-mund-te-gjeni-nga-statistikat-te-rregullat-masa-financiare-e-pyetjet-me-te-shpeshta-200232" }