Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Qeveria greke do të hapë doganën e Qafë Botës, vendimi pas ndërhyrjes së minatorëve të Igumenicës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoqata e minoritarëve grekë në Igumenicë, duke njoftuar hapjen e pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës, shkruan edhe për përpjekjet dhe punën e tyre deri në ardhjen e këtij vendimi.

Prej kohësh për shkak të pandemisë pikat e kalimit me Greqinë kanë qenë të bllokuara, dhe pse shumë kanë apeluar për një hapje të tyre me qëllim kalimin e punëtorëve sezonalë, por jo vetëm.

Në statusin e tyre në facebook, ata shprehen se kanë qenë pikërisht këmbëngulja e tyre të tyre dhe presioni i vazhdueshëm që kanë detyruar qeverinë greke në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm.

Statusi i plotë:

Pas kontakteve dhe komunikimeve të vazhdueshme, që Shoqata jonë kishte në lidhje me hapjen e Doganave të Mavromatit, duket se kërkesa jonë u dëgjua më në fund. Hapja e Doganave të Mavromatit pritet të njoftohet zyrtarisht nga qeveria Greke në ditët në vijim. Ndërsa kemi marrë sigurime, doganat do të veprojnë me masat ekzistuese që zbatohen për Kakavije (provë molekulare ose çertifikatë vaksinimi dhe PLF) dhe një numër specifik tranziti drejt Greqisë (250 persona) në ditë. Në këtë përpjekje, ne kishim pranë vetes Zëvendës Guvernatorin Rajonal të Thesprotisë dhe një mik të mirë të minoritetit grek, Z. Thomas Pitoulis, i cili tregon gjithmonë një ndjeshmëri të madhe për çështjet e komunitetit tonë. Të dobishëm në përpjekje ishin edhe deputeti i SYRIZA z. Marios Katsis si dhe ish-ministri i PASOK, z. Alekos Papadopulos, të cilët me veprimet e tyre kontribuan në zhvillimin pozitiv të kësaj çështje madhore për helenizmin verior, i cili për 1.5 vjet tani ai u shkëput nga vendi i tij amë, duke rezultuar në probleme të mëdha për banorët e përhershëm të zonave të banuara nga minoriteti grek në Shqipëri, përfundon statusi i Shoqatës së Minoritareve grekë në Igumenicë.

Më shumë

spot_img
spot_img