Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Qeveria gjermane jep detaje nga biseda e Ramës me Merkel, zbulon kur fillojnë bisedimet për pranimin e Shqipërisë në BE

Lajme të ngjashëm

Qeveria gjermane përmes zëdhënësit Steffen Seibert ka dhënë detaje në lidhje me bisedën e kryeministrit Rama dhe kancelares Angela Merkel.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bën me dije se është folur për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Lajmi i mirë është që Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë.

Njoftimi i Ambasadës gjermane

Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.

Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Më shumë