Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria fut në "skanera" administratën, krijohet rrjeti anti-korrupsion, Manja: Do të kemi një Shqipëri të së drejtës!

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria fut në "skanera" administratën, krijohet rrjeti

Në vendimet e marra ditën e sotme nga qeveria ishte edhe krijimi i një rrjeti kordinatorësh anti-Korrupsion dhe drejtorie në Ministrinë e Drejtësisë të cilat do të luftojnë korrupsionin në administratën publike.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se ky vendim i marrë nga qeveria është një nga hapat më të rëndësishme institucionale të marra deri më sot në luftën e korrupsionit pa kompromis.

Sipas Manjës ky vendim i marrë është një mbështetje e fortë nga qeveria për të luftuar korrupsionin në administratën publike, për të patur një administratë sa më eficente në shërbim të qytetarëve.

Ministri shtoi se gjatë ditëve në vijim do të krijohet Drejtoria e Përgjithshme anti-korrupsion ku do të shtrihet në 47 institucione dhe do të ketë mbi 70 profesionstë të cilët do të merren me trajtimin e të gjitha rasteve korruptive aty ku ofrohen shërbime publike për qytetarët.

“ Vendimi i sotëm është një nga hapat më të rëndësishme institucionale që ka ndërmarrë qeveria deri më sot në luftën e korrupsionit pa kompromis. Vendimin e sotëm e konsideroj si një mbështetje të fortë të qeverisë për të luftuar korrupsionin në administratën publike, për të patur një administratë eficente në shërbim të qytetarëve. Për të patur një Shqipëri të së drejtës dhe një Shqipëri të fortë.Me vendimin e sotëm që do të jetë krijimi krijimi i një Drejtorie të Përgjithshme anti-korrupsion.

Kjo drejtori do të shtrihet në 47 institucione ku ofrohen shërbime publike për qytetarët. Do të kemi mbi 70 profesionistë të cilët do të merren me trajtimin e të gjitha rasteve korruptive.

Kjo agjenci kundër korrupsionit do të ushtrojë veprimtarinë në 3 dimesione, do të rishikojmë të gjithë praktikat korruptive , do të ushtrojë veprimtari ndëshkuese, veprimtaria e tretë do të jetë veprimtaria ndërgjegjësuese, ne do të sensibilizojmë qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri.

Kjo drejtori do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me t gjitha ministritë dhe agjencitë ku do shtrihet rrjeti antikorrupsion. Bashkëpunimi thelbësor i kësaj drejtorie do të jetë me agjencitë ligjzpatuese, me SPAK-un, Kontrollin e lartë të Shtetit.”,tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll