Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria fshehu raportin e UNESCO, Ina Zhupa: Ishte kundër Qeverisë dhe fondacionit!

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër politikanet më të angazhuara për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, ka treguar se Qeveria Shqiptare vendosi të fshihet raportin e UNESCO për këtë koncesion sepse ishte kundër saj dhe fondacionit që do e menaxhojë.

Qeveria vendosi të mos e bënte publik atë raport dhe as të mos e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese ku u përballën palët, fakt që u vu në pah gjithashtu.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, deputetja Ina Zhupa ka treguar se raporti vërtetonte çdo deklaratë dhe denoncim që ajo ka bërë në interpelancën publike në Kuvendin e Shqipërisë me ministren e Kulturës, për mënyrën sesi u vendos të ndahej e të jepej me koncesion Butrinti.

“Arsyeja pse u fsheh raporti është pikërisht ajo që ka dalë e që në ditët në vijim do të nxjerrë edhe fakte të tjera. Është fakti që është një raport kundër qeverisë, kundër fondacionit dhe në momentin që ne nuk e kishim këtë raport, prap ishim të bindur që ishte kundër qeverisë, kundër koncensionarit  sepse ndryshe ata do e kishin publikuar, do e kishin sjellë në gjykatën kushtetuese.

Raporti është në anglisht. Është 90 faqe raport i cili vërteton çdo fjalë që është thënë në inderpelancë nga unë, në përballjet me ministren, në letrën drejtuar presidentit Meta. Konkret, të njëjtat shqetësime dhe jep të njëjtat rreziqe.

Atje ngrihen shqetësime themelore sesi nuk duhet të jepet një fondacion, sesi nuk garanton fondacioni menazhimin e intergruar të Butrintit, sesi nuk duhet ndarë Butrinti në zona siç e ndanë këta duke e dhënë me koncension vetëm zonën e biletave, sesi Butrinti është cënuar duke i hequr 600 hektarë me një vendimmarrje  që i ka hapur rrugë ndërtimit të resorteve nga pjesët që kanë qenë dikur të parkut të Butrintit”, u shpreh Ina Zhupa.

Parku i Butrintit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore, UNESCO njoftoi më 8 Shkurt 2024 në një raport për Parkun më të njohur Kombëtar në Shqipëri, Butrintin, se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimim e integruar të Butrintit dhe u rekomandoi autoriteteve shqiptare, Ministrisë së Kulturës që të ruajë autoritetin tërësor të kësaj pasurie botërore dhe jo vetëm të një pjese të saj.

Çështja e menaxhimit të Parkut të Butrintit është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila në një gjest të pazakontë, ditë më parë, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s.

Raporti i UNESCO-s është përgatitut në tetor të vitit të kaluar, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë pëlqimin e saj që ai të bëhej publik. Zëri i Amerikës, e siguroi raportin pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bazë të ligjit për të drejtën e informimit.

Raporti i UNESCO-ICOMOS ngre shqetësim të thellë për heqjen nga Parku i Butrintit të rreth 600 hektarëve ku në një pjesë po ndërtohet aktualisht një resort dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë me urgjencë në UNESCO një plan të qartë masash për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Raporti i përbashkët i UNESCO-ICOMOS, dërguar tek autoritetet shqiptare tetorin e vitit 2023 paraqet kritika të forta për rishikimin e kufijve të Parkut Kombëtare të Butrintit pa venë në dijeni UNESCO-n dhe për mos sigurimin e menaxhimit të integruar të Butrintit, siç kanë kërkuar misionet e mëparshme të organizatës botërore që kanë monitoruar Butrintin.

© Newsbomb.al

Lexo edhe: UNESCO thirrje Qeverisë Shqiptare: Ruani Butrintin! Fondacioni nuk e menaxhon dot

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese