Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria emëron drejtorin e ri të Shpronësimeve, caktohet ish-këshilltari i Saimir Tahirit

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Sipas vendimit tani e tutje këtë pozicion do ta mbajë Erlis Hereni.

Ky i fundit ka qenë këshilltari i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Erlis Hereni emërohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu