Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘Qeveria e Ramës kampione e korrupsionit’, Tabaku: Janë keqpërdorur 1,7 miliardë euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit. 

Sipas Tabakut, një në 3 kompani fiton tendera në mënyrë abuzive.

‘Qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit. Janë shpenzuar në tendera miliona euro të shqiptarëve. Një në 3 kompani fiton tendera në mënyrë abuzive. Katër deputetë kanë fituar 410 tendera publikë. Koncesionet për iniciatorët kanë shkuar për miqtë e Edi Ramës dhe të qeverisë. Tenderi në Unazë ishte një skandal më vete, e bërë me letra false, ndërsa shpenzimet për pak metra rrugë janë marramendëse’, tha Tabaku.

Tabaku thotë , edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro.

Deklarata e plotë:

Të gjitha raportet ndërkombëtare të institucioneve serioze botërore raportojnë sëmundjen e rëndë dhe të pashërueshme të qeverisë Rama, KORRUPSIONIN. Dy javë më parë, raporti i OKB-së nënvizonte problemin e korrupsionit endemik që ka kapluar qeverisjen dhe shoqërinë tonë. Raporti i DASH, ambasadorja gjermane dhe biznese shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për korrupsionin dhe lidhjet e bizneseve me qeverinë në përfitimin e tenderave publikë. Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit? Gjykata Europiane e Auditit fakton se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Sipas të dhënave nga Buletini i prokurimeve publike 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera dhe katër deputetë të qeverisë kanë fituar 410 tendera dhe koncesione. Ne kemi denoncuar faktin se: ➢ Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë ➢ Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të kryeminsitrit ➢ Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot, 1 km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës ➢ Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama. Që qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet. • Korrupsioni është sëmundja e pashërueshme që kjo qeveri ka. • Korrupsioni është arsyeja që investimet e huaja nuk i afrohen Shqipërisë. • Korrupsioni është imazhi i padrejtë që kjo qeveri i ka vendosur Shqipërisë. Ka vetëm një rrugë që sëmundja e korrupsionit të luftohet dhe të shërohet. Kjo rrugë kërkon largimin e arkitektit të korrupsionit nga qeverisja e vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët largohen, vendi po varfërohet përditë dhe të vetmit që pasurohen janë ata që votën e blejnë me paratë e krimit dhe paratë e shqiptarëve i shpërndajnë në tepsinë e korrupsionit. Partia Demokratike ka vullnetin dhe planin për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për ta fituar atë, jo vetëm se korrupsioni është pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale. Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin, do të rrisë investimet në ekonomi, do te hapë vende të reja pune dhe mundësi për çdo shqiptar punëtor e të ndershëm!

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img