Hapësire reklamuese

Rajoni

Qeveria e Kosovës voton projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, Thaçi kundër

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria e Kosovës ka votuar projektligjin për Transformimin e FSK-së në Ushtri.

Në mbledhjen e Qeverisë ministri i Forcës dhe Sigurisë, Rrustem Berisha, propozoi ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.

Ndërkohë lidhur me këtë është zënë në befasi presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit është shprehur se nuk ka dijeni rreth këtij veprimi të ekzekutivit.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë por ka theksuar se propozimi i tij i para një viti dallon nga rrethanat aktuale.

"Kur unë e kam propozuar ka qenë kohë kur e kemi pasë përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. Tani rrethanat janë ndryshe", është shprehur Thaçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu