Qeveria e Kosovës vendosi mbylljen e pishinave, pronarët në protestë: Nëse nuk ndryshon vendimi, do të bllokojmë kufirin me Shqipërinë

Publikuar tek: rajon, më 15:11 03-08-2020 Qeveria e Kosovës vendosi mbylljen e pishinave, pronarët në protestë: Nëse nuk ndryshon vendimi, do të bllokojmë kufirin me Shqipërinë

Pronarët e pishinave në Prishtinë kanë dalë në protestë ditën e sotme, pas vendimit që mori Qeveria e Kosovës për të mbyllur pishinat.

Ata me pankarta në duar kanë kërkuar që të rishikohet ky vendim.

Kryetari i Shoqatës së Pishinave, Diamant Paçarizi, i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës, që deri në mbëmje të ndyshojnë ligjin ose për ndryshe do të protestojnë në kufi me Shqipërinë.

Ai është shprehur se nuk do të lejojnë asnjë makinë që të kalojë kufirin për në Shqipëri dhe t'i drejtohen bregdetit.

“Nëse qeveria nuk merr vendim më së pakti deri sonte, ne do të mbajmë protestën e radhës në kufirin e Shqipërisë, ku do të bllokojmë automjetet që do të dalin nga Kosova,” është shprehur Paçarizi.

Ndër të tjera ai është shprehur se në pishina janë rrespektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe se deri më tani nuk ka asnjë të infektuar në pishina.

auto_117226470_643761029575085_2665376038840470780_n-1-695x4301596458688.jpgScreenshot_11.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011697053909302
array(1) { ["section"]=> string(138) "qeveria-e-kosoves-vendosi-mbylljen-e-pishinave-pronaret-ne-proteste-nese-nuk-ndryshon-vendimi-do-te-bllokojme-kufirin-me-shqiperine-215950" }