Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Qeveria e Kosovës merr vendimin: Pedagogët që janë zgjedhur deputetë duhet të pezullojnë punën e tyre në universitete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që pedagogët e universiteteve që janë zgjedhur deputetë, duhet ta pezullojnë punën e tyre në universitetet që japin leksione.

Ky vendim bazohet në ligjin për zyrtarët publike që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar. “Në rast se nën punësi i shërbimit publik zgjedhet Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, atëherë rastin e tij Ligji Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik në nenin 22, paragrafi 6 e ka përcaktuar kësisoji: “Në rastin e zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtari publik, i cili pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së kandidatit deri në përfundim të mandatit përkatës, në pozitë ekuivalente”, thuhet në ligj.

Ndërkohë Shqipëria ende nuk e ka një ligj të tillë, teksa kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit kandiduan edhe pedagogë dhe disa prej tyre u zgjodhën deputetë, siç është rasti i Mark Markut apo Luçiano Boçit.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img