Hapësire reklamuese

Rajoni

Qeveria e Kosovës hesht ndaj kërkesës së Hovenierit për Asociacionin

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria e Kosovës hesht ndaj kërkesës së Hovenierit për

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe derisa ta dekretojë Qeveria e Kosovës, thotë për Radion e Lirë profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, njëherësh ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Rreth katër muaj më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi në parim një draft-statut për formimin e këtij asociacioni, të cilin e hartoi Bashkimi Evropian. Ngjashëm e pranoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Atë duhet ta shqyrtojë edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për të vërtetuar kushtetutshmërinë e tij, por Qeveria e Kosovës nuk ia ka përcjellë ende.

Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë hapi i parë drejt harmonizimit të mundshëm të këtij statuti, pranimit përfundimtar të tij dhe themelimit të Asociacionit.

Asociacioni do t’iu sigurojë, pastaj, serbëve në Kosovë të drejta më të mëdha në vendimmarrje dhe menaxhim.

Më 29 shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i bëri edhe një herë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta përcjellë draft-statutin te Gjykata Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Qeverinë e Kosovës se pse nuk e ka përcjellë ende dhe kur do ta bëjë këtë, por nuk mori përgjigje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha të premten se BE-ja nuk është kompetente t’i propozojë Kosovës draft- statut për formimin e Asociacionit, por se e kupton kërkesën e ambasadorit amerikan për t’ia përcjellë atë Gjykatës Kushtetuese.

“Ndoshta, zoti Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozojë një draft për Asociacionin. Kjo është një temë tjetër. Unë nuk e kam kuptuar ashtu siç e keni kuptuar ju”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Profesori Kryeziu thotë se dinamika e këtij procesi, në fakt, varet nga Qeveria dhe kryeministri Kurti.

Politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë se teksti i draft-statutit, fillimisht, është dashur të dakordohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve./ REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese