Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria e bën fakt: Shfuqizohet përfundimisht Bordi i Karburanteve!

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria e bën fakt: Shfuqizohet përfundimisht Bordi i Karburanteve!

Bordi i Karburanteve nuk do të funksionojë më. Këtë e ka bërë të ditur mesditën e sotme ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Qeveria shqiptare, tha ajo, ka vendosur të shfuqizojë përfundimisht Bordin e Karburanteve duke qenë se çmimet janë stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndërhyrje.

"Gjatë tremujorit të parë ne kemi ndjekur me vëmendje të veçantë gjithë zhvillimet në tregun e bursës së hidrokarbureve dhe mund të themi se tregjet janë stabilizuar.

Bazuar dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi Bordin e Hidrokarbureve, ne sot morëm vendimin për shfuqizimin e Bordit të Hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg", tha në fjalën e saj ministrja Delina Ibrahimaj.

Ky instrument u krijua një vit më parë, kur sapo kishte nisur lufta në Ukrainë dhe çmimet e hidrokarbureve pësuan një rritje të pakontrolluar. Bordi i Karburanteve kishte në përbërje përfaqësues të biznesit dhe qeverisë, të cilët vendosnin çmimet në bazë të lëvizjeve në bursë.

Çmimet e karburanteve arritën rekord në qershor të vitit të kaluar, kur Bordi i Karburanteve fiksoi çmimin e shitjes së naftës në vlerën e 265 lekëve për litër, ndërsa benzina dhe gazi respektivisht 241 lekë/litri dhe 86 lekë/litri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese