Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

6fe8f8b63a354b103af51d7a75c67318

Qindra familje janë në qiell të hapur pas tërmeteve të fuqishme që tronditën dje juglindjen e vendit.

 

Para pak minutash sërish dy tërmete të forta goditën Korçën ndërsa banorët e qarkut, gra e fëmijë, qajnë e kanë frikë të futen brenda se mos shtëpitë i zënë brenda.

Emergjencat Civile dërgojnë vetëm shifra të dëmeve ndërsa qeveria është mjaftuar thjesht me disa të deleguar nga prefektura që shkojnë konstatojnë dëmet, e shkrepin disa foto.

Deri tani, në fshatrat e prekura nga tërmeti, janë dërguar vetëm disa çadra e disa qese ushqime që nuk u shërbejnë për asgjë.

Qeveria do duhej të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme që do e detyronte t’i shpërblente banorët 100% por nuk e bën këtë dhe mjaftohet me lëmoshën për të cilën banorët nuk kanë nevojë.

Ata kërkojnë zbatimin e ligjit dhe akordimin e fondit prej 10 mln eurosh për rastet e emergjencave por këto para, mesa duket, qeveria i përdor për fasada. 

Kryeministri Edi Rama bën sikur s’ka parë gjë dhe vazhdon fushatën elektorale nga Lezha duke mbajtur fjalime propagandistike.

Më shumë

spot_img