Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“Qeveria do të ripropozojë ligjin për bastet sportive”, Tabaku: Po bëjnë qoka për pakicën, 0 politika që të mbajnë shtresën e mesme në vend

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD, Jorida tabaku ka reguar pas deklaratës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se po rishikohet ligji për bastet sportive online.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se në kohën kur presin një reagim nga qeveria për çështjen e McGonigal, flitet për ripropozim për ligjin e basteve sportive.

Sipas saj, kjo është një “qokë” për pakicën, teka shkruan se qeveria ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme.

Në mungesë të një alternative ekonomike dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!!

Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morrëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën.

Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën.

Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.

Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi.

Një qeveri  e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët.

Më shumë