Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Qeveria do ndihmojë kompanitë e ndërtimit, ministrja Ibrahimaj: 6 miliardë lekë për krizën e çmimeve! Përfitojnë 300 operatorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria shqiptare do të ndihmojë me 6 miliardë lekë në total kompanitë e ndërtimit, të cilat kanë ndërprerë ose ngadalësuar punën, për shkak të rritjes së çmimeve që shkaktoi kriza e luftës në Ukrainë. Ministrja Delina Ibrahimaj ka folur sot në Kuvend për këtë akt normativ.

“Ne po mbështesim bizneset që do ndihmojnë ekonominë shqiptare, por edhe të mbajnë normat e punësimit. Ne kemi një ngadalësim në ecurinë e prokurimeve publike që kanë qenë në 14%. Referuar shifrave të qarkullimit në ndërtim, kemi një ngadalësim me 1.6% në krahasim me vitin e kaluar”, tha Ibrahimaj.

albsig

Më tej, ministrja e Ekonomisë tregoi se konpensimi për çdo operator do të jetë nga 5 deri në 30%, ndërkohë që çmimet janë rritur edhe më shumë se 30%. Sipas saj, janë rreth 300 kompani që përfitojnë nga kjo mbështetje e qeverisë.

 “Kompensimi për secilin operator është nga 5 deri në 30%. Ndërkohë që çmimet mund të jenë rritur më shumë se 30%, këtë rritje do ta ndajmë me kompanitë. Përfitues janë rreth 300 kompani. Janë shumë kontrata që janë lidhur prej fillimit të këtij akti normative. Efekti maksimal është 6 miliardë lekë. Fondet do të lëvrohen bazuar në faturat që do të sjellin kompanitë.

Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë me çmimet e materialeve të ndërtimit. Do të njohim deri në 30% të çmimeve të rritura. Që prej fillimit të krizës jemi cituar nga opozita që përmes këtij akti normativ dhe paketës së rezistencës po rëndojmë biznesin dhe qytetarët. A e dini ju që Shqipëria ka taksat më të ulëta për 99% të bizneseve”, përmbylli ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img