
Kreu i Pl, Ilir Meta ka reaguar ne lidhje me Portin e Ri të Durrësit i cili fillimisht u tha se nuk do investohej asnjë lekë nga Buxheti i shtetit.
Meta në reagimin e tij shkruan se qeveria do të japë 100 milion dollarë për mega aferën e Portit të Durrësit, për të cilën premtoi zero investim nga Buxheti i Shtetit
“Qeveria do të japë 100 milion dollarë për mega aferën e Portit të Durrësit, për të cilën premtoi zero investim nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve.
Qëllimi i vetëm madhor i "Rilindjes" është vjedhja e taksave, janë oligarkët dhe klientët e saj, ndaj sot pensionistët nuk shtyjnë dot muajin me pensionet dramatike, ndërsa mësuesit mezi përballojnë koston e lartë të jetesës me pagat më të ulta në rajon.”
Në seancën plenare të ditës së sotme pati reagime të shumta nga deputetët e opozitës në lidhej me portin e Durrësit dhe investimin që do behet nga paratë e Buxhetit të shtetit.