Hapësire reklamuese

Sporti

Qeveria dha leje për stërvitje, tifozët thyejnë urdhrat strikte: Shkojnë në stadium me tymuese e flakadanë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tifozët e Portos

Futbolli ishte ndër aktivitetet e para që u pezullua si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që masat shtrënguese sa vijnë e lehtësohe, edhe futbolli në disa vende po rikthehet në fushë.

Portugalia është ndër ato shtete që u ka dhënë leje ekipeve të nisin stërvitjen, duke shpresuar që në fund të majit të rifilloj kampionati. Kësisoj skuadrat kanë nisur nxhehmjen.

Ndeshjet e ardhshme do të luhen pa publikë, e kështu tifozëve të Portos nuk iu është duruar. Me maskat të vendosura, një numër i madh tifozësh kanë shkuar në vendin ku po stërvitej skuadra e zemrës dhe i ka përkrahur ata.

Nuk kanë munguar as flakadanët dhe tymueset, teksa kanë rrezikuar shumë, për sa kohë që Koronavirusi është ende në qarkullim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.