Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri angazhimin dhe mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7aee5e4d2b54f9faf1e1cdb20c4d7f83

Anëtarja e Parlamentit Britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur me nota optimiste Presidentit të Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri pas kërkesës zyrtare të tij për mbështetje me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor.

Në një letër të dërguar në shkurt 2021, presidenti Zenel Hoxha i paraqiste kryeministrit Boris Johnson problematikat dhe impaktin shkatërrues të pandemisë COVID-19 në Ballkan. Duke marrë parasysh efektivitetin e fushatës britanike të vaksinimit, ai i kërkonte kryeministrit Johnson mbështetje për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit me doza vaksinash.

Ministrja Morton, si përfaqësuese e kryeministrit Johnson, u përgjigj pozitivisht për angazhimin britanik në këtë drejtim. Në përgjigjen e saj, ajo theksonte se Britania është një nga ideatoret dhe donatoret e para në iniciativën COVAX, e cila ofron mbështetje me vaksina për vendet në zhvillim. Në vijim të kërkesës zyrtare të zotit Hoxha drejtuar kryeministrit Johnson për të vënë në dispozicion surplusin e vaksinave që do të mbeten përtej ezaurimit të nevojës së brendshme, Ministrja Morton theksoi se Britania e Madhe synon t’i vërë në dispozicion ato vaksina për vendet në nevojë.

Ajo u tregua optimiste se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera do marrin në dorëzim doza të vaksinës Oxford AstraZeneca nëpërmjet COVAX brenda qershorit. E themeluar në vitin 2002, Dhoma Britanike e Tregtisë ka si synim të promovojë marrëdhëniet shqiptaro-britanike dhe të krijojë mundësi zhvillimi investimet britanike në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo ka filluar një fushatë intensive kontaktesh me autoritetet zyrtare dhe organizata të tjera në Britaninë e Madhe për të garantuar mbështetje të vendeve të Ballkanit perëndimor me vaksina dhe në rimëkëmbjen ekonomike. Letra e presidentit Hoxha drejtuar kryeministrit Johnson dhe përgjigja zyrtare e Ministres Morton mund të gjenden bashkëngjitur më poshtë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img