Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Qeveria austriake propozon ligjin për vetëvrasjen e asistuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Austrisë bën me dije se ka paraqitur një projektligj për ta bërë të ligjshme vetëvrasjen e asistuar për të rriturit me sëmundje të rënda.

Ligji i ri përcakton kushtet në të cilat vetëvrasja e asistuar do të jetë e mundur në të ardhmen, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhjetorin e kaluar sipas të cilit ndalimi i vetëvrasjes së asistuar ishte jokushtetues sepse shkelte të drejtën e një personi për vetë-vendimmarrje.

“Njerëzit e sëmurë rëndë duhet të kenë qasje në vetëvrasje të asistuar,” tha kancelaria federale gjatë një deklarate.

Ligji i ri lejon të rriturit me sëmundje kronike ose terminale të bëjnë dispozita për një vetëvrasje të asistuar.

Ata duhet të konsultohen me dy mjekë të cilët duhet të dëshmojnë se personi është i aftë të marrë vendimet e tij ose të saj. Duhet respektuar gjithashtu një kohë prej 12 javësh që mund të reduktohet në dy javë për pacientët në fazën përfundimtare të një sëmundjeje.

Në fillim të këtij viti, Spanja u bë vendi i katërt i Bashkimit Evropian që lejon eutanazinë pasi ligjvënësit e saj e miratuan atë.

Një projekt-ligj për legalizimin e vdekjes së asistuar u debatua gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar të premten, megjithëse përballet me një kalim të gjatë për t’u bërë ligj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img