Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria akordon shpërblim për familjen e Arjan Salës, heroit që dha jetën duke shpëtuar 25 persona të tjerë (VENDIMI)

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria ka akorduar një shpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra për familjen e Arjan Salës, i cili humbi jetën nga zjarri që ran ë magazinën te “Casa Italia”.

Ditën e sotme 33 vjeçari u shpall “Dëshmor i Atdheut” ndërsa kryeministri Rama shkoi personalisht në shtëpinë e familjes Sala për t’i dorëzuar titullin e lartë.

Arjan Sala mbeti i bllokuar më datë 24 mars në magazinën e qendrës tregtare, ku hyri për të shpëtuar kolegët e tij. Pas tre ditësh kërkime intensive, 32 vjeçari u nxor i vdekur nga magazina.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll