Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria akordon 18 milionë lekë për institucionet drejtësisë (VKM-NDARJA SIPAS ORGANEVE)

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministria

Këshilli i Ministrave akordon 18 milionë lekë për disa prej institucioneve të drejtësisë në vend.

Nëpërmjet një VKM-së  së sotme, qeveria shqiptare cakton 7 milionë lekë për Komisionerin Publik, 2 milionë lekë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) dhe 9 milionë lekë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Lëvrimi i këtij fondi u bë me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në kuadër të projekt-buxhetit të vitit 2020. Ky fond shkon për veprimtarinë e këtyre 3 institucioneve.


V E N D I M

PËR

NJË SHTESË TË FONDEVE BUXHETORE PËR INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË, PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Institucioneve të sistemit të drejtësisë, në grupin buxhetor nr.63, në shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin e vitit 2019, i shtohet fondi i përgjithshëm prej 18 0000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) lekësh, i detajuar në programet buxhetore, si më poshtë vijon:
  2. a) 9 000 000 (nëntë milionë) lekë në programin “Veprimtaria e rivlerësimit kalimtar të magjistratit”;
  3. b) 2 000 000 (dy milionë) lekë në programin “Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar;
  4. c) 7 000 000 (shtatë milionë) lekë në programin “Veprimtaria e Komisionerit Publik”.
  5. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të vendimit, të përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019.
  6. Ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.