
Ambasadori Brend Borchardt, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ka folur për situatën politikë në të cilën gjendet vendi ynë.
Borchard ka deklaruar se një qeveri teknike para zgjedhjeve është një zgjidhje e mundshme. Ndërkaq ambasadori ka shtuar se duhet të bëhet një ndarje midis politikës dhe krimit, duke theksuar se është e rëndësishme që kandidatët të jenë të pastër kështu njerëzit mund të kenë besim tek ata.
“Ky nuk është një rekomandim i ardhur nga OSBE/ODIR megjithatë një qeveri teknike për para zgjedhjeve do ishte në parim një zgjidhje e mundshme. Kemi shembullin e Maqedonisë së Veriut me kushte specifike dhe atë të Greqisë. Pra është gjë e mundur por vendimet i merr politika Shqiptare dhe ne nuk japim opinione as pro e as kundër.
Së pari hapi më i mirë për të rikthyer besimin tek kandidatët do ishte që partitë të paraqesin kadidatë të pastër. Ligji i ashtu quajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët përmes prokurorisë shumë përpara zgjedhjeve.
Sa më të forta të jenë partitë në sistemin zgjedhorë aq më i fortë është roli i tyre në politikë. Unë personalisht simpatizoj një sistem që krijon një lidhje të fortë midis kandidatit dhe elektoratit të tij. Listat e hapura mund të jenë një opsion i tillë”, tha Ambasadori Borchardt në një intervistë për ‘News 24’.