Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Qese me kanabis në banesë, arrestohet 61-vjeçari në Lezhë (EMRI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Preng Gjoka, 61 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kaluer, Njësia Administrative Ungrej, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.

Njoftim i policisë së Lezhës:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.       

Gjenden dhe sekuestrohen në një banesë 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve, duke përdorur hetimet proaktive dhe duke vlerësuar informacionet e siguruara, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Kaluer, Njësia Administrative Ungrej, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës, shtetasit P. Gj., 61 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img