Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Qentë e shqyen në fyt, aktivistët ngrenë alarmin: Gjuetarët po shfarrosin kaprollin, shteti s’na përfill

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivistët nga Kosova kanë ngritur alarmin për rrezikun që i kanosen kaprollëve të kësaj zone.

Përmes një postimi në “Facebook”, ata kanë sjellë rastin e një kaprolli i cili kishte rënë pre e gjuetarëve dhe më pas sulmuar qentë e tyre duke i bërë kështu apel institucioneve përkatëse që të marrin masa.

albsig

spring

Sipas tyre ndonëse gjuetia është e ndaluar, ajo vazhdon njëjtë si në zonat e pambrojtura ashtu dhe në ato të mbrojturat.

Postim i plotë:

Për të takuar një specie të rrallë si kaprolli ose duhet të kesh fat ose të kërkosh vite e vite me shpresën se do të takosh një ditë. Sot ishte dita fatlume ku e takuam. Gëzimi ishte i madh nuk mund ta besoja, por, befas nga larg kaprolli dukej i lodhur, po çalonte dhe nga pas iu kishin vënëne ndjekje qentë që po nxitonin drejt tij.

Duke shpejtuar për të gjetur një vend ku mund të ndalonim makinën pa penguar askend në këto ditë dimri dhe duke shpresuar për të ndihmuar kaprollin si duket ishte tepër vonë. Perveç ndjekjes nga qentë, kaprolli ishte edhe i plagosur dhe aq më keq kur arrita dhëmbët e qentit ishin në fyt të kësaj krijese të bukur dhe luftonte për jetën e tij.

Ishte tepër vonë, kaprolli ngordhi. Ajo që më dhemb shumë është se institucionet e vendit nuk merren me keqbërësit por me ne aktivistët duke mos na përfillur, duke na nënçmuar, madje edhe na kërcënojnë me padi për shpifje…e kush e di!!! … ndoshta do të thonë se edhe kjo është shpifje. Kaprolli (Capreolus capreolus) është një specie e mbrojtur me ligj dhe gjuetia është e ndalur, por gjuetia vazhdon si në zonat e mbrojtura ashtu edhe në ato të pambrojtura. Në Kosovë të ndodh të kesh gëzim e pikëllim në një ditë, të jetë një lumë në mëngjes, pasdite mbetet prrockë, në mëngjes të jetë një pyll, pasdite djerrinë, të jetë një shteg, në pasdite një rrugë e asfaltuar, të jetë një krijesë e bukur, pasdite një darkë e shijshme.(Fotoja është e të njëjtjt kaproll)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img