Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qentë antidrogë zbulojnë kokainën në kontejnerin me banane të "BanaKing", në Portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Qentë antidrogë zbulojnë kokainën në kontejnerin me

Një sasi prej 31 kilogramësh kokainë raportohet se është zbuluar në Portin e Durrësit, në një kontejner me banane që kishte mbërritur nga Amerika Latine. Ka qenë Task Forca Permanente e vendosur në Port, e cila ka zbuluar mes bananeve sasinë e "të bardhës".

Menjëherë janë njoftuar autoritetet e sigurisë së Portit dhe Policia e Shtetit, ku ka nisur një kontroll i gjerë me qen antidrogë në të gjithë sheshin ku përpunohen kontejnerët.

Deri tani nuk ka një komunikatë zyrtare nga Policia e Shtetit, por mësohet se ngarkesa me banane brenda së cilës ishte fshehur kokaina, i përket kompanisë "Bana King". Duke qenë se është një rast i përsëritur, operacioni në Portin e Durrësit është zgjeruar dhe po ushtrohet kontroll i imtësishëm.

Në ditët e fundit të Dhjetorit 2021, në kontejnerët me banane të kësaj kompanie, është zbuluar dhe një tjetër sasi prej 119 kilogramësh kokainë. Dyshimet janë se kjo sasi kishte mbetur në kontejner pasi nuk ishte mundur të tërhiqej nga trafikantët.

Nga verifikimet përkatëse, se në ngarkesë mungonin më shumë se 40 arka me banane, të cilat dyshohet se kanë qenë me "të bardhë" të nisur nga Ekuadori, dhe trafikantët i kanë hequr para se të shkonte Policia. Për këtë ngjarje është arrestuar menaxheri dhe shoferët e kompanisë "Bana King".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu