Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

Qeni u zbulon drogën e fshehur në serbator, policia arreston në flagrance dy persona në Kapshticë

Lajme të ngjashëm

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën që mbikqyr Skanerin  dhe Specialistët e  Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë, u godit një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kwtij aksioni u bë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç,  banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti  tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar, u krijuan  dyshime  se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur  lëndë  e dyshuar narkotike.

Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht  tek pjesa e serbatorit u  evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat  u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Artur Yzeiri ishte drejtues i mjetit, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer.

{mp4}46166{/mp4}

Më shumë