Një turist gjerman i cili udhëtonte nëpër fshatra ballkanike, u habit ku gjatë një udhëtimi në Malin e Gjerë në Gjirokastër, pa një qen të bardhë stani i cili ishte në mes të një tufeje delesh të bardha dhe i jepte udhëzime tufësh pasi kjo e fundit kishte bllokuar rrugën e makinave.
Qeni i stanit me gëzof të bardhë, u shfaq i përzier me tufën e deleve që po bllokonin trafikun e makinave teksa po ecnin përgjatë një rruge.
Turisti gjerman i kishte filmuar këto pamje në malin e Gjerë në Gjirokastër, pamje të cilat u bënë më pas virale në internet.
Turisti Matthias Goedeking dhe shokët e tij të udhëtimit po udhëtojnë përreth zonës kur panë një tufë delesh në rrugë dhe bariun e tyre.
Ndërsa ata ngadalësuan për të mos goditur delet, turisti gjerman nxori telefonin e tij dhe filmoi skenën e deleve të bardhë nga makina.