Qeni tre vjeçar i Presidentit të SHBA, Joe Biden, Major ka qenë i përfshirë në një tjetër incident në Shtëpinë e Bardhë, i dyti për këtë muaj.
Qeni i presidentit të BE i është sulur një punonjësi dhe e ka rrëzuar atë në tojë, teksa kishte dalë për një shëtitje, tha Michael LaRosa, sekretari i shtypit të zonjës së parë Jill Biden.
Ai tha se qeni ishte akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri, duke shtuar se personi u pa nga stafi mjekësor, dhe nuk pati lëndime.
Në fillim të këtij muaji, Majori kafshoi një anëtar të stafit të sigurisë, sipas mediave të huaja.
