Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
38 °
Hën
36 °
Mar
37 °
E premte, 1 Korrik, 2022
spot_img

Qëndronin ilegalisht në Francë dhe Angli, riatdhesohen 72 shqiptarë , mbërrijnë me dy charter

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë dy ditëve të fundit janë riatdhesuar 72 shqiptarë të cilët vuanin dënimin në Angli edhe Francë.

Sipas njoftimit zyrtar të aurotieteve mësohet se se në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca.

albsig

spring

Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli.

Ndërsa, në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me  qëndrim të parregullt ne territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, per vepra te ndyshme penale të kryera në Francë.

Ndërkohë, operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Njoftimi i plotë:

Rinas

Vijon riatdhesimi i shtetasve shqiptarë, të cilët janë kapur duke qëndruar në mënyrë të parregullt në Angli dhe Francë, apo që e kanë përfunduar kryerjen e dënimit, për vepra të ndryshme penale, në këto shtete.

Gjatë 2 ditëve të fundit, në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”.

Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë.

Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me  qëndrim të parregullt ne territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, per vepra te ndyshme penale të kryera në Francë.

4 prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img