Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Qëndron pas grevës në RINAS? ‘Shpërthen’ Meta: Marrëzi të të çmendurit! Vlora ia ka bërë dhomën gati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama se qëndron pas grevës së kontrollorëve që shkaktuan bllokimin e punës në aeroportin e Rinasit.

I pyetur nga gazetarët nëse “qëndron pas grevës”, Meta nuk kurseu ofendimet për kryeministrin Edi Rama duke e quajtur “të çmendur”.

“Nuk jam këtu për t’u marrë me marrëzitë e njeriut të çertifikuar prej kohësh për çmenduritë e tij, ashtu sikundër lajmeve që shpërndante në media sikur ushtria kishte marrë nën kontroll kullën. Shqipëria ka kaluar shumë marrëzira të tilla, por 25 prilli është fundi i marrëzisë. 5 prilli është dita e triumfit”, tha Meta.

Meta foli edhe për praninë e tij të shpeshtë në Vlorë, duke thënë se shkon shpesh në këtë qytet të provokuar prej Ramës, që porositi një “tërmet” të dytë.

“Vlora u provokua mjaft rëndë para pak ditësh, nga një bisedë telefonike me shaka pa kripë, ku porositi njeriun që duhet të ishte në burg që t’i bënte dhe një tërmet Vlorës, kanë gjetur një bandit si Afrim Qendro që kontrollon Bashkinë, çdo tender, çdo punësim me qëllim që të ndrydhin vlonjatët, t’i shtypin ata. Kjo është e pamundur se Vlora ja ka bërë gjithmonë fora. Vlora ja ka bërë dhomën gati. Ai është i çertifikuar kuptohet. Dhe për banditin e Astirit që e kanë çuar aty të vjedhë Vlorën. Përgjigjen do ta marrin nga sheshi i flamurit”, u shpreh Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img