
Një 42-vjeçar shqiptar që merrej me shpërndarje kokaine ka rënë në prangat e policisë italiane për shkak të jetesës luksoze.
Shqiptari me inicialet H.S, i cili kishte hyrë ilegalisht në Itali, prej një muaji qëndronte në një hotel luksoz në Sanremo, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e karabinierëve.
Pas verifikimeve ata arritën ta identifikojnë shqiptarin, i cili rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë në Itali për shpërndarje kokaine dhe vjedhje. Për këto krime ai ishte dënuar me dy vite burg në Padova.
Pas arrestimit, autoritetet italiane e shoqëruan atë në aeroportin e Malpensa-s, nga ku do të niset drejt Tiranës.