Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Qëndresa qytetare protestë “homazh” para Ministrisë së Arsimit për degët e mbyllura: 8 studentë ikin çdo ditë nga vendi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qëndresa Qytetare ka zhvilluar ditën e sotme një protestë “homazh” në Ministrinë e Arsimit, për degët e mbyllura gjatë këtij viti.

Ata kanë vendosur lule para Ministrisë së Arsimit pë degët që janë mbyllur këtë vit, e duke thënë se çdo ditë 8 studentë largohen nga vendi dhe se në këto ritme Ministria s’do jetë më pas 20 vitesh.

“Gjatë 4 viteve të fundit, janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë, ose rreth 3 000 studentë në vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen çdo ditë e më shumë. Rënia e cilësisë së arsimit publik ka bërë që regjistrimet në to të ulen 11.3%, kjo shifër vetëm në 3 vitet e fundit.

Nëpërmjet vendimarrjeve politike të cilat sistematikisht janë marrë pa analizë, sot nuk ka asnjë tregues që këto vendimmarrje të kenë përmirësuar arsimin përkundrazi ato kanë penalizuar të rinjtë shqiptarë.

Sot duket se jemi futur në rrugë pa kthim, vazhdojnë akoma vendimmarrjet politike të paanalizuara dhe vetëm për të mbyllur gropat që vetë politika hap mbi sistemin arsimor. 35 programe të cilat tashmë janë braktisur nga studentët do ti ofronin atyre një bursë mujore në vlerën e pagës minimale,” u shpreh Gevio Tabaku, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Më shumë


spot_img









spot_img