Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie, shpërdoruan detyrën në zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie,

Qëndresa Qytetare depozitoi ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK kërkesën për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mospërmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Qëndrsa Qytetarë ka bërë një analizë, ku sipas tyre veprimet e kryetarëve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal.

“Në analizën tonë ligjore veprimet e kryetarëve të bashkive, plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore të parashikuara në kodin penal.

5 nga 22 Kryetarët apo ish kryetaret e ndëshkuar te Bashkive rezultojnë përsëritës në shkeljet e tyre, disa aktualisht ndodhen nën hetim për vepra të ndryshme panele si të pandehur apo si të dënuar.

Me qëllim dhënien e drejtësisë dhe dekurajimin e sjelljeve që shtrembërojnë barazinë e subjekteve në zgjedhje, inkurajojmë SPAK që pas verifikimeve të rasteve të fillojë ushtrimin e ndjekjes penale për këta titullarë. Na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet parlamentare prandaj kontributi i çdo strukture ka rëndësi për të mbrojtur shkollat, kopshtet, spitalet, zyrtarët dhe paratë publike, larg nga përdorimi i qëllimeve elektorale. Çdokush që do të vendosë patinë mbi detyrën publike do të duhet të përballet me drejtësinë”, thuhet në denoncim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese