Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

‘Qëndresa e banorëve anuloi një tjetër aferë korruptive’, Basha nga Astiri: Rama e ka vendin te burgu 313

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar mbrëmjen e sotme të protestojë krah banorëve të Astirit, të cilët prej 89 ditësh po kundërshtojnë prishjen e shtëpive dhe anulimin e projektit të Unazës së Madhe.

Basha ka falenderuar qytetarët e Unazës së Re për qëndresën, ndërkohë që pretendon se falë protestës së tyre u anulua një tjetër aferë korruptive.

Nga Astiri, Basha i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestë më datë 16 shkurt.

‘Falë kësaj proteste sot është arritur një fitore tjetër. Ishte planifikuar që tenderi t’i jepej me vlerën e plotë për të zëvendësuar aferën e kapur në flagrancë nga PD me 5 milion euro më shumë ofertë se oferta më e ulët. Falë qëndresë së qytetarëve të Unazës së Re sot janë kursyer 5 milion euro. Vetëm për shkak të qëndresës këto banesa janë akoma në këmbë dhe për shkak të kësaj qëndrese kanë përfituar të gjithë qytetarët. Frika që e ka kapur Edi Ramën e detyroi të hiqte dorë nga afera e dytë korruptive për unazën. Është shpalosur para syve të gjithë botës me çmimin 20 milion euro për kilometër dhe me zhvendosjen korruptive të lumit të Lanës me projektin 60 milion euro të pastrimit të parave të drogës të trafikantit, mikut të Erion Veliajt dhe Taulant Ballës. Asnjë përgjegjës se shteti ka rënë, Edi rama dhe qeveria ka braktisur qytetarët. I dhunojnë i tallin i përbuzin, në këtë situatë opozita ka kryer detyrën e saj. Ndërkohë që jemi këtu Bashkia e Tiranës po bën dy akte korruptive, një të shembjes së drejtësisë së policisë, një tjetër dhënia me koncension e parkimit.  E gjitha kjo bëhet për të zhvatur qytetarët, ndaj ju kërkoj të na bashkoheni për të mbrojtur xhepat tuaj. Shumë shpejt do të japin llogari, këtij mali abuzimi, këtij mali të vjedhjes së poshtërimit. Ndaj ju bëj thirrje të protestoni, protestoni këtu te Astiri, protestoni te Bulevardi i Ri, protestoni në Shkozë dhe bashkohuni me datë 16 t’i japim një grusht në zemër pushtetit të Edi Ramës dhe ta shtrimë përdhe. Ju keni forcën keni kurajën, jepjani dorën njeri-tjetrit, jepjani besën njëri-tjetrit ta rrëzojmë Edi Ramën. Vendi i Edi Ramës është vetëm në burgun 313 bashkë me hajdutët e tij. Aty është i vetmi vend për Ramën dhe ne nuk do të lejojmë që ai të arratiset nga Shqipëria, por do e çojmë në qeli’, tha Basha.

Më shumë




spot_img








spot_img