Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qendrat e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor bashkojnë forcat për të organizuar konkursin më të madh të sipërmarrësve në Tiranë, ja si të fitoni 25 000 euro

Shkruar nga Newsbomb
Qendrat e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor bashkojnë forcat

Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh. Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Aktiviteti është pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend, e krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një komunitet, të ndajnë idetë, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre përmes angazhimit të liderëve të industrisë. Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Center Kosovo thotë se ky partneritet me TechStars është pjesë e investimit në komunitetin e startup-eve dhe ambicies për të vazhduar ndërtimin e urave të ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor.

“Disa nga mendjet më të zgjuara nga i gjithë rajoni marrin pjesë në Techstars Startup Weekend Bakans dhe mezi pres të shoh risitë që ata do të krijojnë gjatë kompeticionit”, deklaron Begu.

“Techstars Startup Weekend u ndërtua rreth nevojës që sipërmarrësit të kenë një komunitet në të cilin ata mund të shkëmbejnë ide, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre, të përziera me dëshirën tonë për të vazhduar shtyrjen e kufijve të asaj që është e mundur me rritjen e bashkëpunimit në rajon në këtë kohë te vështirë” nënvizon Kosta Andrić, Partner në ICT Hub & ICT Hub Venture Serbia.

Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, kripto & blockchain, siguria kibernetike, telekomunikacion, turizëm dhe AgriTech, financa dixhitale si dhe e-commerce. Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital thotë se organizuesit e qendrave përfaqësojnë vende individuale, por janë bërë bashkë në emër të inovacionit dhe ndërtimit të njohurive.

Çmimi i madh për fituesit e fundjavës, me vlerë 25,00 euro, përfshin:

• 1 javë bootcamp në një European Startup Hub,

• Pjesëmarrje e paguar në konferencë per startup-et brenda Bashkimit Europian

• Asistencë teknike nga EBRD team,

• 3 muaj hapësirë co-working,

• Pjesëmarrje në aktivitetin e ardhshëm të klubit të investitorëve,

• Asistencë me Strategjinë e marketingut dhe faqe interneti me porosi,

• Pjesëmarrje në një program inkubimi në një hub rajonal;

• 1 vit shërbim hostimi

• Kupon 1000 euro nga Amazon;

• Konsulencë për pronën intelektuale dhe shume te tjera.

Techstars Startup Weekends Balkans ka mbështetës kryesor Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe organizohet nga Solveo Macedonia, ICT Hub Serbia, Innovation Centre Kosovo,Tehnopolis Montenegro, HUB 387 Bosnia, Oficina and Balkans Capital nga Shqipëria. Rrjeti mbarëbotëror i Techstars i ndihmon sipërmarrësit të kenë sukses. E themeluar në vitin 2006, Techstars lidh startup-et, investitorët, korporatat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll