Sakaq Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.Si pasojë e tymit, disa qytetarët janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital, ndërkohë dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Pamje nga vendi i ngjarjes Njofitmi i Policisë: Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.View this post on Instagram
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll