Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qendra e tragjedisë prej tërmetit, shikoni si duket sot lagja e ndërtuar nga Behgjet Pacolli

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndonëse ka kaluar mbi një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, procesi i rindërtimit në zonat e prekura ende vazhdon.

Politikani kosovar Behgjet Pacolli ka publikuar një foto nga ndërtimi i shtëpive në Thumanë, duke u shprehur se punimet do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm.

Theksojmë se biznesmeni Pacolli është një ndër financuesit e projektit të rindërtimit në këtë zonë, e cila u godit më rëndë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Nëpërmjet fondacionit të tij ai ka kontribuar për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Punimet në Thumanë të financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm. I lumtur që mund të kontribuoj për familjet në nevojë”, shkruan Pacolli.

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të 2019 rezultoi tragjik për Shqipërinë, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Nga lëkundjet të forta, në Durrës e Thumanë u regjistruan dëmet më të mëdha, duke u shkatërruar qindra shtëpi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img