Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Qendër e re Shëndetësore në Lanabregas, Veliaj: Me të njëjtën cilësi shërbimi në çdo cep të Tiranës; Manastirliu: Po i përshtatemi ndryshimit të kryeqytetit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

23b381f7c94352c81d63c317851ca117

Banorët e lagjes së Lanabregasit në kryeqytet, nuk kanë më nevojë të shkojnë larg për të marrë shërbimin shëndetësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përuruan sot Qendrën e re Shëndetësore në Njësinë 1, e cila ofron të njëjtën paketë shërbimesh për banorët si në çdo zonë të qytetit.

“Para një jave hapën qendrën shëndetësore në Lagjen 13, sot shohim të njëjtën cilësi edhe këtu. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek Astiri. Po punohet më të njëjtën cilësi kudo, pa diskriminuar askënd. Ky komunitet është rritur shumë, prandaj duke e pasur qendrën shëndetësore dy hapa larg, ndihmon shumë edhe në këtë situatë, por edhe me shtrirjen e Tiranës policentrike”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se pas Qendrës së re Shëndetësore, lajmi tjetër i mirë për këtë zonë është se do të ndërtohet edhe një shesh rekreativ për komunitetin.

“Tani që ka mbaruar sistemimi i bllokut, do të fillojmë me prishjen e ndërtimeve të vogla dhe çibanët pa leje, për të krijuar një shesh për fëmijët dhe për të pasur një ekosistem të shëndetshëm”, nënvizoi kryebashkiaku.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vuri në dukje se sistemi shëndetësor po ndryshon në mënyrë që t’i përshtatet rritjes së Tiranës.

“Tirana është rritur, po ashtu edhe numri i popullsisë dhe sipërfaqja e saj. Struktura e Tiranës së sotme ndryshon nga ajo e disa viteve më parë. Duhet të mendojmë ndryshe, për t’u zhvilluar e transformuar, në mënyrë që edhe sistemi shëndetësor t’i përshtatet rritjes demografike të kryeqytetit”, tha ajo.

Disa ditë më parë, Veliaj dhe Manastirliu përuruan Qendrën Shëndetësore në Lagjen 13, ndërsa së shpejti do hapet një e tillë edhe në zonën e Astirit.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img