Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlluan me thikë në zemër Fatjon Bicin në Gramsh, shtyhet seanca për 4 të miturit

Shkruar nga Newsbomb

Në Gjykatën e Elbasanit ishte parashikuar mbajtja e një seance për gjyqin për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici, pas një sherri për rrjetet sociale.

Në sallën e gjyqit sot u paraqitën 4 të miturit, Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç të akuzuar për vrasje, por për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues seanca u shty për në datë 28 shkurt ora 14:00.

Seanca e cila nuk u zhvillua u shoqërua me tensione në sallë, mes familjarëve të viktimës të cilët ishin në gjendje të rënduar dhe familjarëve të 4 të miturve të tjerë autorë të vrasjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj 2023, në Grmash. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur disa ditë para ngjarjes, pasi të rinjtë kishin shkëmbyer sharje në rrjetet sociale. Debati mes tyre përshkallëzoi mesditën e 16 majit, kur 4 adoleshentët sulmuan me thikë dhe doreza 15-vjeçarin Marko Liçi, ndërsa viktima Fatjon Bici, i cili ishte dhe kushëriri i adoleshentit u fut për t’i ndarë, mirëpo fatkeqësisht rezultoi fatale për të. Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Shkolla 9 vjeçare “Asllan Shahini”, aty ku dhe adoleshentët studionin asoj kohe tha se Fatjoni ndodhej rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshtarët që po konfliktheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.

Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale. Konflikti që zhvillohej prej dy muajsh nuk u parandalua nga mësuesit as prindërit derisa përfundoi në tragjedi.

LEXO EDHE: Sherri në Gramsh, adoleshentët u konfliktuan për rrjetet sociale, 15-vjeçari që humbi jetën u qëllua me thikë në zemër

Ne foto: Viktima Fatjon Bici

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese