Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëlluan me shpulla të moshuarin te “Astiri”, procedohet njëri nga autorët, shpallet në kërkim tjetri

Shkruar nga Newsbomb
Qëlluan me shpulla të moshuarin te “Astiri”, procedohet

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Astirit”, ku një zotëri i moshuar është qëlluar me shpulla nga dy persona.

Sot, Policia e Tiranës bën me dije se pas identifikimit të tyre, ka nisur procdii penal për shtetasin me iniciale R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Lexo edhe: VIDEO E TURPSHME/ Dy të rinjtë qëllojnë me shpulla të moshuarin te “Astiri”, dera e urbanit i përplasi nipin 7 vjeçar

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll