Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qëlluan me qytën e pistoletës 31-vjeçarin në ish-Bllok, kapen dy autorët (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0bf28717fe69b0f0e0906235bd9c4077

Policia ka shoqëruar dy personat që goditën me qytën e pistoletës një 39 vjeçar në zonën e ish-Bllokut, tre ditë më parë.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta dy shtetas, më datë 06.03.2021, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, Edison Xhedikun.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.03.2021, në zonën e ish-Bllokut.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes të njoftimit se në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut, një shtetas ishte goditur me qytën e një armë zjarri të dyshuar pistoletë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pas një pune të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, shtetasve:

E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta dy shtetas, më datë 06.03.2021, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, shtetasin E. XH. 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. K. dhe V. K për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img