Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të përfshirë në ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.
Ndaj shtetasit si me inicialet N. M. (M), 22 vjeç rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak".
Me anë të një njoftimi zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për arrestimin e personit të dytë të përfshirë, shtetasin G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.
Ndërkohë është sekuestruar automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.
Sipas asaj që Policia e Fierit bëni me dije, rreth orës 15:30 të ditës së djeshme dy persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt biznesit të 33-vjeçarit me ininciale B.K pas një konflikti për motive të dobta.
Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit
Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.
Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip "ML", i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak".