Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Qëlluan me armë në ajër gjatë natës, Policia arreston dy të rinjtë në Lezhë, iu kontrollon shtëpitë dhe iu gjen pistoletë e kallashnikov (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Lezhë pasi janë njoftuar se ata po qëllonin me armë zjarri në ajër gjatë mbrëmjes së djeshme.

Nga kontrolli në shtëpitë e tyre, Policia ka sekuestruar një pistoletë, një kallashnikov dhe një fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:

– Redion Hysa, 19 vjeç dhe Sokol Hysa, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img