Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

“Qëllova kryefamiljarin dhe s’mbaj mend asgjë për fëmijët”, rrëfehet 60-vjeçari që vrau familjen shqiptare: Sherri nuk nisi për qiranë, por…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autori i vrasjes së katërfishtë në Greqi ka dëshmuar para togave të zeza, për ekzekutimin e familjes shqiptare në Andravidë.

Ai ka dëshmuar në Gjykatë për 4 orë, kur ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku 60-vjeçari vrau shqiptarin 32-vjeçar, bashkëshorten e tij 37 vjeçe dhe dy fëmijët 1 dhe 3-vjeç.

albsig

spring

Ai ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë që kishte dhënë me qira për shqiptarët dhe se aty ishin konfliktuar fizikisht sherr që ka çuar në përdorimin e armës.

Ai është shprehur se nxori armën dhe qëlloi 32-vjeçari, teksa tha se nuk mbante mend të kishte vrarë fëmijët dhe trupat e viktimave t’i kishte nxjerrë për ti future në rimorkio dhe më pas t’i zhdukte.

Sipas avokatit mbrojtës Spyros Andriopoulos 60-vjeçari ka marrë pëlqimin e viktimave për të hyrë në shtëpi, ku ka shkuar për të zgjidhur çështjen konkrete. Ai ka pohuar se është sulmuar dhe dhunuar fizikisht nga kryefamiljari dhe kështu ka çuar në një sherr brenda shtëpisë. Përplasja verbale është kthyer në sherr dhe më pas në vrasje.

“Shkova në shtëpinë e tyre dhe u grindëm keq. Gjatë përleshjes ne ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Këta njerëz fikën çelësin e ujit dhe energjisë, dhe la nënën time të moshuar në errësirë ​​dhe pa ujë. Atë ditë më thirri duke qarë dhe më tha që edhe një herë nuk kishte rrymë dhe ujë. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën, por 32-vjeçari më sulmoi verbalisht. Më pas dola nga shtëpia për të folur nga afër. Përplasja verbale u kthye në përplasje të të treve. Gjatë përleshjes ishim në dhomën e gjumit, ku i hodha në shtrat dhe i qëllova” tha ai.

Kujtojmë që 60-vjeçari vrau Armando, 32 vjeç dhe Maria Kloci, 37 vjeç, së bashku me dy fëmijët e tyre, 1.5 dhe 2.5 vjeç, u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën e kaluar në Andravidë.

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për autorin, i cili do të vuaj dënimin në burgun e Korydalos.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img