Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëllon me armë drejt një banese, arrestohet 39-vjecari

Shkruar nga Newsbomb
Arma e sekuestruar

Policia ka arrestuar një 39-vjecar në Korçë, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një banese.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë E.A, 39 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit mësohet se ka qëlluar me armë për motive të dobëta drejt banesës së shtetasit me iniciale, D.K.

Sakaq, policia ka sekuestruar armën e gjahut, tip çifte të 39-vjeçarit, të cilën e kishte pa leje.

Njoftimi i plotë: 

Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll