Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi veten me thikë brenda kasolles, humb jetën burri në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi veten me thikë brenda kasolles, humb jetën burri në

Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Policia bën me dije se rreth orës 16:30, në fshatin Lumas të Cërrikut, shtetasi XH.SH, në kushte depresioni, ka dëmtuar vetem me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth ores 16:30, në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në  spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.