Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Qëlloi për vdekje tre policë dhe plagosi të katërtin, gjendet i vdekur 48 vjeçari, disa orë pas ngjarjes që përgjaku Francën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d792f2af186fe228597629faddbb698f

48 vjeçari që qëlloi për vdekje tre policë pas mesante në Francë dhe plagosi një të katërt, është gjetur i vdekur disa orë pas ngjarjes, në një fshat të vogël larg shtëpisë së tij.

“I dyshuari, një 48-vjeçar i njohur nga autoritetet për mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve, u “gjet i vdekur” disa orë pasi ishte larguar nga shtëpia në një fshat të izoluar pranë Saint-Just, një fshat me rreth 160 njerëz në jug të qytetit të Clermont –Ferrand”, tha Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ministri francez nuk ka dhënë më shumë detaje se si ka vdekur 48 vjeçari, por ka thënë se po shkonte personalisht në vendin e ngjarjes. Megjithatë një burim i ministrisë i tha AFP, se i dyshuari “u gjet i vdekur në automjetin e tij, me sa duket një vetëvrasje”.

“Forcat tona të sigurisë vënë në rrezik jetën e tyre për të na mbrojtur. Këta janë heronjtë tanë”, ka shkruar Presidenti Emmanuel Macron. Tre policët që mbetën të vekur janë Arno Mavel, 21 vjeç; Remi Dupuis, 37 vjeç; dhe Cyrille Morel, 45 vjeç.

Si ndodhi ngjarja

Fillimisht ka qenë dy policë ata që kanë shkuar për të ndihmuar një grua që po dhunohej nga bashkëshorti i saj. Ata janë nisur drejt shtëpisë në fshatin Puy-de-Dome, sapo kishin marrë telefonatën për ndihmë. Bashkëshorti 48 vjeçar, sapo i ka parë ka hapur zjarr duke lënë një polic të vdekur dhe ka plagosur tjetrin.

Dy policë të tjerë i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të dy kolegëve të tyre, dhe kanë shkuar menjëherë pranë shtëpisë. Aty ata janë qëlluar me bresheri plumbash duke mbetur të vdekur në vend, shkruan newsbomb.al. 48 vjeçari më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

E gjithë zona është rrethuar më pas nga forcat elitë të policisë franceze të cilët kanë shpëtuar gruan që bëri telefonatën për ndihmë. Ajo ishte fshehur në çatinë e shtëpisë.

48 vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet atje për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve, shkruan newsbomb.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img