Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qëlloi për vdekje shokun te “5 Maji”, togat e zeza të Tiranës lënë në burg Marius Demën, shkojnë “në shtëpi” 4 miqtë e tjerë (ERMAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “Arrest me burg” për Marius Demën, 28 vjeçarin që qëlloi me plumb shokun e tij Mehmet Qema, pak ditë më parë në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Ndërkohë, për shokët e tjerë, është dhënë masë më e lehtë sigurie.

Frenklin Myftari, dhe Xhuliano Koçi janë lënë nga gjykata në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa shokët e tjerë Eder Pjetri, Blerim Hoti, Erlin Peka dhe Marjus Halili janë lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pas vrasjes, Marius Dema ka thënë se është larguar i tronditur nga vendngjarja, ndërsa shokët e tij kanë prishur provat , duke fshehur armën dhe kanë fshirë njollat e gjakut. Autori u dorëzua pas disa orësh bashkë me shokët e tjerë, të cilët u ndaluan për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Vetë Marius Dema ka shfaqur pendesë dhe ka thënë se “ka vrarë vëllanë e tij” nga pakujdesia pasi nuk e dinte që arma kishte plumb në fole, shkruan newsbomb.al. Fatkeqësisht, në orët e vona të 10 Majit, 27 vjeçari Mehmet Qema u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të jetonte.

Policia dhe Prokuroria e akuzojnë autorin për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa avokati sot në seancë ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, për ta ndryshuar atë në “Vrasje nga pakujdesia”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img