Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Qëlloi për vdekje dhëndrrin, plagosi dhe ish-prokurorin, Policia e Tiranës arreston autorin Mexhit Picari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mexhit Picari, autor i vrasjes së dhëndrit të tij në Tiranë dhe plagosjes së ish-prokurorit Adriatik Cama, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Lajmin e ka dhënë vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi.

“Është vrarë një person që ka qenë në proces divorci me ish-bashkëshorten e tij. Si rezultat i kontrolleve të shpejta, u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në Policine e Tiranës. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për “Dhunë në familje”. Gjatë kësaj ngjarje është plagosur dhe avokati”, tha Jaupi.

Informacion paraprak/ Policia e Tiranes

Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.

Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img